Afati i fundit: 22/12/2023

EMRI I KOMPANISË: Agro Dev Kosovo

NUMRI I TELEFONIT: +38344233709

EMAIL: naim.krasniqi@agrodev-ks.com

AgroDev Kosovo është një fondacion i pavarur që synim kryesor ka të kontribuojë në zhvillimin dhe promovimin e sektorit të bujqësisë në Kosovë. AgroDev menaxhon njërin ndër portalet kryesore të bujqësisë në Kosovë @Agro Portal, i cili qëllim ka informimin e saktë dhe në kohë të fermerëve dhe palëve tjera të interesit, në sektorin e bujqësisë në Kosovë.

Detyrat dhe përgjegjësitë:

Përgjegjës për krijimin dhe zhvillimin e kontentit në kuadër të Agro Portalit (agroportal-ks.com) duke krijuar përmbajtje të mirë-hulumtuar për publikim.
Mirëmbajtje dhe krijim të kontentit për rrjetet sociale të AgroDev dhe Agro Portal: Facebook, Instagram, YouTube, LinkedIn & Twiter.
Mbledhja e informatave, përshtatja e përmbajtjes, rishikimi i cilësisë, dhe publikimi i artikujve/storieve për uebfaqen dhe rrjetet sociale.
Njohuri dhe i/e aftë të zbatojë në mënyrë efektive udhëzimet e vizibilitetit për AgroDev dhe donatorët.
Monitorimi dhe analizimi i treguesve kryesorë të performancës (KPI) për mediat sociale dhe faqet e internetit (KPI) për të ofruar sugjerime për përmirësim, përfshirë reklamat online.
Punë përgatitore dhe organizim i trajnimeve, tryezave dhe eventeve në kuadër të AgroDev si dhe me projekte përmes partnerëve/donatorëve.
Asistim dhe implementim i projekteve me donatorë të ndryshëm në kuadër të AgroDev Kosovo.

Kualifikimet dhe kërkesat:

Minimum BSc, ose dëshmi e punës së ngjashme, së paku 1 vjeçare në fushë të ngjashme, përparësi ata që kanë të përfunduar studimet në lëminë e Bujqësisë.
Aftësi të shkëlqyera shkrimi në gjuhën shqipe dhe angleze.
Njohuri të shkëlqyera në Microsoft Office (Word, Excel, Outlook, PowerPoint).
Njohuri të mira dhe përvojë në rrjetet e mediave sociale dhe sistemet për menaxhim të përmbajtjes (CMS) të uebfaqeve.
Aftësi për të punuar në ekip.
Përvojë e mëparshme në projekte te ngjashme është e dëshirueshme.

Aplikimi:

Të gjithë të interesuarit mund të dërgojnë CV-në e tyre, letrën motivuese dhe letër reference (e pëlqyeshme) nga udhëheqësit nga angazhimeve të mëparshme, në adresën naim.krasniqi@agrodev-ks.com , ose ta dorëzojnë fizikisht në zyrën e AgroDev Kosovo në rrugën “Nazmi Mustafa” nr. 35, Pejton Prishtinë.

Në këtë dritare ofrohen dhjetëra konkurse brenda ditës, të cilat janë të nxjerra nga portalet e punës dhe direkt nga punëdhënësit potencial të sektorit të agrobiznesit dhe ushqimit.