Një ndër format në të cilat aplikohen kontratat në bujqësi, përfshijnë programin e prodhimit nga fermerët në marrëveshjet me blerësit, bazuar në kontratë dhe marketing. Kjo marrëveshje mund të ndihmojë në integrimin e fermerëve të vegjël në zinxhirët e vlerave bujqësore moderne, duke iu ofruar atyre inpute, asistencë teknike dhe tregje të sigurta. Literatura tregon se bujqësia e kontraktuar mund të rrisë të ardhurat e fermës, por, kryesisht për kulturat me vlerë të lartë. Gjithashtu, tregon se në shumë raste kompanitë e mëdha janë të gatshme të hyjnë në marrëdhënie të kontraktuar me ferma të vogla. Ky shënim konfirmon se mos-pajtimet janë të zakonshme ndërmjet blerësve dhe fermerëve dhe se metodat alternative të zgjidhjes së mos-marrëveshjeve siç është kontraktimi bujqësor, mund të ndihmojnë në ndërtimin e bashkëpunimit afatgjatë të tyre.
Kultivimi i bazuar në kontratë, gjithashtu ofron një mënyrë për blerësit që të punojnë më ngushtë me partnerët në sigurimin e produkteve bujqësore, pasi më shumë konsumatorë kërkojnë produkte që jo vetëm janë të sigurta për t’u konsumuar, por gjithashtu janë të cilësisë më të lartë dhe shumëllojshmëri më të madhe, dhe prodhohen në mënyra që nuk dëmtojnë mjedisin ose dëmtojnë punëtorët. Prandaj, interesi në rritje për kontrata mund t’i atribuohet jo vetëm efikasitetit për t’iu përgjigjur transformimeve të shkaktuara nga proceset e globalizimit, por edhe një fokusi në rritje në dimensione të tjera të rritjes së qëndrueshme si përfshirja ekonomike dhe sociale dhe përgjegjësia mjedisore.
Në Kosovë, një mundësi dhe praktikë e ndjekur nga kompania “Agrocelina” është një model që duhet ndjekur për ofrimin e inputeve dhe kontraktimin e produkteve të fermerëve, ku siguria ndërmjet shitjes dhe blerjes është më e qëndrueshme. Andaj, për të gjithë fermerët të cilët janë të interesuar “Agrocelina” ofron bashkëpunim për të gjithë fermerët për të kultivuar specin “Besiana” (biberi i kuq) ku, fara e cila ka arritur në qendrën grumbulluese të fruta-perimeve “Agrocelina” është e testuar dhe në bashkëpunim me kompaninë përpunuese “Ananas Impex”, gjithashtu, janë të bëra analizat e farës të cilat kanë dhënë rezultatin për mbishmëri në 83%. Kjo është një mundësi e mirë për kontraktim të produkteve tuaja.
“Agrocelina” është e gatshme që me fermerët e interesuar të nënshkruaj kontratat e bashkëpunimit, duke përfshirë shpërndarjen e farës, ofrimin e programit të mbrojtjes së bimëve dhe ushqimit dhe ofrimin e ekspertëve (agronomëve) të saj, për përcjelljen e të gjithë ciklit të kultivimit të kësaj kulture bujqësore.
Nga Viola Xhemajli për Agro Portalin