Fermerët në të gjithë Bashkimin Evropian janë në protesta masive për shkaqe të shumta, duke përfshirë rritjen e kostove, marzhat e vogla të fitimit, ndryshimet klimatike, si dhe argumentimin e tyre që BE-ja po e bën prodhimin bujqësor gjithnjë e më të vështirë duke vendosur rregulla të ashpra për përdorimin e plehrave dhe pesticideve karbonike që janë pjesë e marrëveshjes evropiane “Green Deal”, pra këto janë cekur nga ana e fermerëve, si sfidat kryesore për të ardhmen e tyre në këtë sektor. Këto protesta janë shtrirë në vende të ndryshme të BE-së duke përfshirë: Belgjikën, Greqinë, Gjermaninë, Portugalinë, Poloninë, Francën si dhe në Mbretërinë e Bashkuar.
Disa shqetësime të tilla si: një plan nga Berlini për të bërë gradualisht uljet e taksave për naftën bujqësore për të pasur një aspekt pozitiv të benefiteve dhe kosto, ose një kërkesë në Holandë ishte për të lejuar uljen e kritereve për nivelin maksimal të emetimet e azotit, si specifika per fermeret ne Holande. Por, shumë prej tyre janë të përbashkëta në mbarë kontinentin evropian.
Fermerët kanë thënë se përballen me uljen e çmimeve të shitjes, kostot në rritje, shitësit e mëdhenj me masa jo-konkuruese por dominuese ndaj fermereve, borxhet, ndryshimet klimatike dhe importet e huaja të lira, të gjitha brenda një sistemi bujqësor të BE-së bazuar në premisën se “më e madhe është më mirë”.
“Ne duhet të merremi me të gjitha këto rregulla dhe megjithatë përballemi me konkurrencë nga mallra nga jashtë BE-së që thjesht nuk prodhohen në të njëjtat kushte”, tha Emmanuel Mathé, një fermer francez, gjatë një bllokade të autostradës së fundit jashtë Parisit, – raporton The Guardian
Kostot e fermerëve – veçanërisht për energjinë, plehërat dhe transportin – janë rritur në shumë vende të BE-së, veçanërisht që nga pushtimi rus i Ukrainës në shkurt të vitit 2022. Në të njëjtën kohë, qeveritë dhe shitësit me pakicë, duke pasur parasysh efektin e krizës së kostos së jetesës tek konsumatorët, kanë ndërmarrë hapa për të ulur çmimet e ushqimit që rriten.
Çmimet e fermës – çmimi bazë që fermerët marrin për prodhimet e tyre – ranë mesatarisht me pothuajse 9% midis tremujorit të tretë të 2022 dhe të njëjtës periudhë të vitit të kaluar, sipas të dhënave të Eurostat të analizuara nga Politico, me vetëm disa produkte.
Importet janë gjithashtu një problem, veçanërisht në Evropën Qendrore dhe Lindore, ku ka pasur një përmbytje me prodhime bujqësore me kosto të lira nga Ukraina, për të cilat BE hoqi dorë nga kuotat dhe detyrimet pas pushtimit të Rusisë dhe me uljen e çmimeve ka rritur pakënaqësinë për konkurrencën jolojale. Marrëveshjet e tregtisë së lirë me vendet jo anëtare të BE-së janë gjithashtu një burim pakënaqësie, veçanërisht një marrëveshje e ardhshme me bllokun Mercosur të Argjentinës, Brazilit, Paraguait dhe Uruguait pasiqe, të gjitha këto shtete përdorin hormone, antibiotikë dhe pesticide, te cilat janë të ndaluara në BE.
Cilat janë zgjidhjet që po ofrohen për të qetësuar fermerët?
“Fermerët meritojnë të dëgjohen… Duhet të kemi më shumë besim tek ata – thotë Ursula von der Leyen – presidentja e Parlamentit Evropian” raporton The Guardian
Në përgjigje të këtyre protestave, institucionet e BE-së kanë filluar të diskutojnë zgjidhje të mundshme. Komisioni Evropian ka propozuar një sërë masash, përfshirë një përjashtim, për fermerët e BE-së, për kërkesën për të lënë një pjesë së tokës së tyre djerrë (4%), për të mbështetur bio-diversitetin, mirëpo, prape te kenë mundësi te marrin subvencionet nga Bashkimi Evropian. Për me tepër, Komisioni Evropian ka propozuar kufizimin e importeve bujqësore nga Ukraina përmes një “ndalese urgjente”.
Megjithatë, shumë fermerë vazhdojnë të bëjnë thirrje për përkrahjen e ndryshimeve më të mëdha dhe më të rëndësishme. Ata besojnë se zgjidhjet e propozuara, ende nuk janë të mjaftueshme për të adresuar nevojat e tyre dhe qëllimet e tyre për një bujqësi më të qëndrueshme dhe më të profitabile. Protestat vazhdojnë, duke thelluar debate për të ardhmen e politikave bujqësore në BE. Ndërkohë, zgjedhjet në Parlamentin Evropian, të cilat mbahen në qershor 2024, pritet të kenë një ndikim të madh, në rrjedhën e politikave bujqësore të BE-së, në të ardhmen.