Organizata “Iniciativa për Zhvillimin e Bujqësisë së Kosovës” (IADK), ёshtё duke zbatuar projektin “Përmirësimi i punësimit dhe mundësive për gjenerim të të ardhurave në zonat rurale të Kosovës” projekt trevjeçar (2023-2025), i përkrahur nga Donatori Bread for the World nga Gjermania.
Gjatë vitit 2024 përmes projektit është planifikuar përkrahja e 30 të rinjve/studentëve me punë praktike, si mundësi për punësim apo vetë-punësim. Pas përzgjedhjes me studentët paraprakisht do tё organizohen 5 ditё trajnime për shkathtësi të buta, që do të mbahen në IADK dhe pastaj do tё sistemohen në punë praktike në kompani bujqësore dhe agropërpunuese.
IADK inkurajon tё rinjtë/studentёt e universiteteve publike dhe private (nga programi i shkencave bujqësore apo teknologji ushqimore), tё cilët kanë përfunduar apo janë afër përfundimit të studimeve, të aplikojnë për këtë mundësi punësimi praktik që përshtatet me fushën e tyre të studimit. Studentët e përzgjedhur do të duhet të gjejnë dhe të kryejnë punën praktike në kompani private, të cilat merren me aktivitete që lidhen me profesionin e tyre. Gjatë kësaj periudhe 3-mujore, ata do të marrin një kompensim mujor për të mbuluar shpenzimet e udhëtimit, ushqimit dhe komunikimit.
KRITERET PËR APLIKIM JANË:
Aplikimi është i hapur për të rinjtë/studentët e shkencave bujqësore dhe teknologjisë ushqimore nga të gjitha komunat e Kosovës, që plotësojnë kriteret si në vijim:
· Të diplomuar viteve tё fundit apo që janë në përfundim të studimeve;
· Student tё papunё dhe qё nuk kanё kryer punë praktike më parë;
· Të tregojnë gatishmëri dhe përkushtim për pjesëmarrje në trajnime dhe punë praktike;
Mënyra e aplikimit:
· Nëpërmjet adresës elektronike: artiola.xhaa@hotmail.com dhe sylejmanbunjaku@hotmail.com
· Zyrat e IADK-së, me adresë Fshati Sfaraçak i Ulët, Nr.11, Vushtrri, Kosovë;
· Formën e aplikacionit mund ta shkarkoni këtu: Aplikacioni.doc
Afati për aplikim është deri më 02.02.2024.
Për informata shtesë mund të kontaktoni nga ora 800-1600 (+383 45 695 176, + 383 44 412 475);
Sinqerisht,
Zenel Bunjaku
Drejtor Ekzekutiv
Huazim nga webi iadk